Menu

We are apologize for the inconvenience but you need to download
more modern browser in order to be able to browse our page

Download Safari
Download Safari
Download Chrome
Download Chrome
Download Firefox
Download Firefox
Download IE 10+
Download IE 10+

Gjiri i Bukenvileve

Gjiri i Bukenvileve ndodhet në bregdetin e Jonit,vetem 2.5km ne Juglindje te Sarandes. Resorti është i vendosur në një mjedis magjik. Ai ka akses të drejtpërdrejtë në plazh me një hapesire të veçantë të rezervuar për banoret dhe mysafiret,lidhur me rrugicat e veshura me bukenvile dhe pisha.

Përgjatë rrugicave me shtepiza e kopshte, banoret mund te shijojne facilitetet dhe zonat e shërbimit të resortit me programet gjithëpërfshirëse, te cilat mbulojne pishinat, zonat sportive me bicikleta dhe Diving Club etj.

Ky resort ofron shtepiza dhe apartamente te te gjitha llojeve, duke filluar nga ato per shitje deri tek qirate afatshkura dhe afatgjata ne te gjitha periudhat e vitit.

Shtepizat dhe vilat ndodhen në vijen prane bregut te detit, para të cilave shtrihet një terrace e bukur me shezllonat e plazhit privat ndërsa katet e sipërme te apartamenteve jane te pajisura me ballkone me pamje magjepsese.

E pergjithshme

Jo vetem deti Jon, peizazhet fantastike nga ishulli i Korfuzit ,por edhe rehati maksimale.

Aktivitete fantastike, shtepiza elegante, staf i disponueshem dhe ushqim I pakrahasueshem.

Pullazet e plazhit privat shtrihen pergjate gjithe bregdetit perplote me guralece.

Nese jeni duke kerkuar vendin ideal per pushime ne Sarande atehere  Gjiri I Bukenvileve eshte I duhuri.

Nje pishine gjigande ndodhet ne qender te resortit, ne dispozicion per banoret dhe mysafiret nga qershori ne shtator, me nje rresht comfort shazllonesh , perfekte per nje pushim relaksues gjate qendrimit tuaj ne qytetin e njemije bukenvileve.

Gjiri I Bukenvileve është një pjesë e vogël e Sarandes.Deti është kristal I paster me plazhe te vogla me guralece të rrethuar nga natyra e virgjër mbushur me lule bukenvile dhe pisha.

Nëse ju pelqen vizita ne Gjirin e Bukenvileve, ju gjithashtu mund të keni deshire të vizitoni edhe qytetin e lashtë te Butrintit i cili ndodhet vetem 15.5 kilometra në jug ( vetem 15 minuta me makinë) përgjatë rrugës bregdetare, si qender historike plotësisht e paprekur dhe e mbrojtur nga UNESCO.

Këto shtepiza me pamje nga kopshtet dhe deti janë të vendosura në zonën qendrore të resortit dhe dallohen për dritën e tyre dhe deizajnin e brendshem modern te detajuar. Avantazhi kryesor i këtyre njesive është se ato janë të vendosura shumë afër  shërbimeve kryesore.

Gëzon një vend të mrekullueshëm dhe një plazh të jashtëzakonshëm të rrethuar me bukuri mahnitëse natyrore.

Diving Club

Jeni te apasionuar pas notit, zhytjeve dhe hedhjeve nga lartesia? Hiqini kepucet, lerini pas shqetesimet dhe zhytuni me Diving Club ne ujerat e qelqta te detit Jon, ne gjirin e Bukenvileve.

Kete vere me ne do ti provoni te gjitha. Instruktoret tane do tju mesojne gjithcka nga arti I notit dhe I zhytjes, nderkohe qe femijet tuaj mund tju shoqerojne pasi klubi i perfshin te gjitha moshat.

Me pajisje profesionale dhe shoqeruar nga profesionistet me te mire te sportit te zhytjes do mund te perjetoni bukurine  e botes nenujore me nje experience te paharrueshme.

Sherbimi

Sherbimi perfekt per permbushjen e te gjitha kerkesave dhe deshirave tuaja eshte fokusi kryesor.

Stafi yne eshte ne dispozicionin tuaj te plote, per t’jua bere jetesen apo pushimet tuaja thjesht te paharrueshme. Ne resortin tone do te ndiheni si ne nje oaz qetesie dhe relaksi ku kontaktet me boten do te ngelen ne doren tuaj. Sapo te hyni ne amjentet e Gjiit te Bukenvileve do te shijoni mundesine e te paturit gjithcka gati : Internet, telefon dhe lidhje kabllori si ne dimer ashtu edhe ne vere.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com