Menu

We are apologize for the inconvenience but you need to download
more modern browser in order to be able to browse our page

Download Safari
Download Safari
Download Chrome
Download Chrome
Download Firefox
Download Firefox
Download IE 10+
Download IE 10+

Procedura e Rekrutimit


Proçedura e rekrutimit dhe përzgjedhjes në Agikons:

 

Etapa e parë: “Njoftimi për Mediat”

Si rregull, të gjithë njoftimet vendosen në faqen zyrtare të Agikons si dhe në mediat apo vendet e tjera të zgjedhura që sipas rastit mund të jenë:shtyp i shkruar, faqe të specializuara interneti, televizione, radio, apo të tjera sipas specifikave të pozicionit të punës për publikim.

Etapa e dytë: “Pranimi i kandidaturave”

Menaxheri i Rekrutimit dhe Selektimit grumbullon të gjitha CV-të dhe e më pas bën selektimin përkatës të aplikantëve që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Kandidatët e kualifikuar për etapen e mëtejshme, njoftohen se janë përzgjedhur për të vazhduar me proçeduren e ardhshme të punësimit në Agikons, atë të ”kontaktit të pare”.

Si rregull gjatë të gjitha etapave, kandidatët njoftohen për orarin dhe vendin e intervistave 1(një) ditë përpara zhvillimit të intervistës. Në raste të veçanta njoftimi bëhet edhe më shumë se një ditë përpara zhvillimit të intervistës, në varësi të proçedurës, rëndësisë dhe disponibilitetit të kandidatit dhe intervistuesit.

Njoftimet për intervistë si rregull bëhen nëpërmjet komunikimit me telefon, por mund të përdoret dhe e-maili. Njoftimi përmban informacione në lidhje me vendin e zhvillimit të intervistës, orarin, me kë do të kontaktojnë si dhe një adresë e-maili e një numër telefoni  për të kontaktuar nëse ka paqartësi apo kërkohet informacion i mëtejshëm.

Etapa e tretë: “Intervista e pare”

Proçedurat e etapës së tretë të përzgjedhjes si rregull përmbajnë “intervistën e parë me Menaxherin e Rekrutimit dhe Selektimit”, ose sipas karakteristikave të vendit të punës “testimin dhe intervistën e parë me Menaxherin e Rekrutimit dhe Selektimit”

Në përfundim të “intervistës së parë” apo “testimit dhe intervistës së parë”, bëhet një tjetër përzgjedhje midis kandidat

Kandidatët fitues njoftohen që jane kualifikuar në etapen tjetër të përzgjedhjes.

Etapa e Katërt: “Paneli Përzgjedhës”

Kandidatët e kualifikuar nga etapa e tretë, do të zhvillojnë një intervistë (intervista e dytë) përpara ”Panelit Përzgjedhës”. Ky panel është i përbërë nga 2-5 (dy deri pesë) persona dhe si rregull ka këtë përbërje:

  • një përfaqësues i Departamentit të Burimeve Njerëzore
  • të paktën një përfaqësues nga departamenti ku do të fillojë punë kandidati fitues

Në raste të veçanta, paneli përzgjedhës mund të përbëhet edhe nga më pak persona (qoftë edhe një i vetëm) të cilët kanë ekspertizë të veçantë në fushën që mbulon pozicioni përkatës i punës.

 

Në përfundim të “intervistës së dytë” , bëhët një tjetër përzgjedhje midis kandidatëve.

 

Të gjithë kandidatët që marrin pjesë në etapën e katërt njoftohen nëse janë kualifikuar ose jo.

 

Etapa e Pestë: “Intervista me Drejtuesin e Drejtpërdrejtë”

Nëse gjatë intervistave të zhvilluara në etapat e mësipërme, nuk ka marrë pjesë Drejtuesi i Drejtpërdrejtë i atij që do të shpallet kandidat fitues, zhvillohet edhe një “intervistë e tretë”.

Në përfundim të “intervistës së tretë”, të gjithë personat pjesmarrës në proçedurën e punësimit mblidhen dhe vendosin sëbashku se cili prej kandidatëve do të shpallet fitues.

Të gjithë kandidatët që marrin pjesë në etapën e katërt njoftohen nëse janë kualifikuar ose jo.

Etapa e Gjashtë: “Oferta”

Pasi nga personat pjesmarrës në proçedurën e punësimit është marrë vendimi se cili do të jetë kandidati fitues, ky i fundit thërritet sipas rastit nga Menaxheri i Rekrutimit dhe Selektimit ose nga Drejtuesi i Drejtpërdrejtë për t’ju komunikuar vendimi i marrë nga kompania si dhe për t’ju bërë oferta përkatëse për pozicionin e punës si dhe ajo financiare.

Per raste te vecanta te experiences profesionale mund te kapercehen disa etapa per te pershpejtuar proceduren.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com