Menu

We are apologize for the inconvenience but you need to download
more modern browser in order to be able to browse our page

Download Safari
Download Safari
Download Chrome
Download Chrome
Download Firefox
Download Firefox
Download IE 10+
Download IE 10+

Vendet Vakante

Menaxher Projekti

Shtator 2019 - Menaxher Projekti

 

Përshkrimi i përgjithshëm:

Menaxheri i Projektit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

Detyrat:

• Planifikon, realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).
• Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.
• Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikëqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
• Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.
• Zhvillon fushata periodike prokurimi në funksion të projektit dhe nevojave të kompanisë, për produktet që kërkohen për zbatimin e tij dhe sipas kontratës së nënshkruar.
• Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit.
• Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve.
• Përfaqëson kompaninë me palë të treta për çështjet e lidhura me projektin.
• Mbikëqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.
• Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë.

Kualifikimet:

• Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik, Arkitekture, Inxhinieri Ndërtimi, Hidro etj.
• Preferohen kandidatë me diplomë master në Menaxhim.
• Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune.
• Preferohen kandidatë me eksperiencë në sektorin e ndërtimit.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
• Të ketë aftësi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.
• Të zotërojë në nivel shumë të mire “Paketën Office’”.

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre ose të kontaktojnë në adresën e mëposhtme.

AgiKons Sh.p.k.
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Tiranë, Shqipëri.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Tel: +355 (0) 684016639
E-mail: hr@agikons.com
www.agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Inxhinier Kostoist

Shtator 2019 - Inxhinier Kostoist

 

Përshkrim i përgjithshëm:

Inxhinier/e Kostoist do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin dhe rivleresimin e preventivave, analizave teknike dhe zërave të rinj të punës, analizat e çmimeve, përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor dhe Financiar sipas afateve të përcaktuara nga projekti.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Përgatit Situacionet mujore, librezat e masave, analizë të çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
• Realizon rakordimet mujore me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
• Përpilon dhe harton preventiva me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania apo që vijnë nga studiot e projektimit.
• Ndjekjen e kostos në mënyre periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me Menaxherin e Projektit, Përgjegjësin Teknik dhe Inxhinierin e Kantierit.
• Raportimin e kostove të objekteve tek Menaxheri i Projektit, Drejtori i Departamentit të Menaxhimit dhe të Financës.
• Rishikim i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare.
• Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren zyrtare, në lidhje me çështjet e kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor.
• Kontrollon çmimet e dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Menaxheri i Projektit për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë.
• Kontribuon në përgatitjen buxhetit mujor dhe Cash Flow të përcaktuar për objektin.
• Informohet për raportet mujore të inventarizimit të materialeve.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

• Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
• Përvojë pune mbi 5 vjet në përllogaritje kostoje dhe preventim.
• Të zotërojë mirë Paketën Office.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale.
• Të jetë i azhornuar me çmimet fiskale për objekte të ndryshme.
• Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 20.09.2019 në adresën email: hr@kodraediellit.com

 

AgiKons Sh.p.k.
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Tiranë, Shqipëri.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Tel: +355 (0) 684016639
E-mail: hr@agikons.com
www.agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Arkitekt CG Visualizer

Shtator 2019 - Arkitekt CG Visualizer

 

Përshkrim i përgjithshëm:

Arkitekt CG visualizer është një person kreativ, i cili ideon dhe krijon me anë të programeve të përshtatshme 3-Dimensionale, imazhe të cilësisë së lartë, layout prezantimi dhe animacione për projekte të ndryshme zhvillimore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Do të jetë përgjegjës për të kuptuar kërkesat e projektit dhe të ketë aftësitë për të përkthyer projektin 2D në CAD në 3D dhe anasjelltas.
• Programon kohën e nevojshme që duhet për realizimin e imazheve grafike duke u bazuar në kërkesat e projektit dhe procedurave teknike të realizimit të produktit.
• Realizon projekte dhe detyra të caktuara grafike dhe ua prezanton këto ide personave përgjegjës.
• Bashkëpunon dhe koordinon me kolegët për realizimin e detyrave me natyrë grafike sipas afateve të kërkuara

Kriteret dhe Aftësitë:

• Të punoje me programe modelimi dhe renderimi si 3d max +vray, sketchup+, vray, Lumion, revit etj., për të prodhuar imazhe me kualitet të larte për t’i prezantuar në projekte të ndryshme.
• Të krijojë layout për projektet në Corel/Photoshop/etj.
• Të njohë paketën Adobe (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe InDesign).
• Të zotërojë në nivel të mire gjuhën Angleze.
• Eksperiencë pune minimumi 1 vit.
• Aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.09.2019 në adresën email: hr@agikons.com

AgiKons Sh.p.k.
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Tiranë, Shqipëri.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Tel: +355 (0) 684016639
E-mail: hr@agikons.com
www.agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Inxhinier/e Ndërtimi në Zbatim

Shtator 2019 - Inxhinier Ndertimi ne Zbatim

 

Përshkrim i Përgjithshëm:

Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtësuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
• Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
• Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
• Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.
• Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë.
• Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brenda proçedurave të miratuara.
• Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me proçedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë.
• Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit.
• Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.
• Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj.
• Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.
• Raporton te Kryeinxhinieri.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

• Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
• Përvojë pune mbi 4 vjet si Inxhinier Ndërtimi.
• Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, menaxheriale dhe organizuese.
• Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre ose të kontaktojnë në adresën e mëposhtme.

AgiKons Sh.p.k.
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Tiranë, Shqipëri.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Tel: +355 (0) 684016639
E-mail: hr@agikons.com
www.agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Arkitekt

Shtator 2019 - Arkitekt(e)

 

Përshkrimi i Përgjithshëm:

Arkitekti/ja do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e projektimit dhe zhvillimit të projektit, duke garantuar standardet e cilësisë dhe përmbushjen e afateve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Studion projektet sipas specifikimeve përkatëse.
• Koordinon dhe zbaton Projektin.
• Analizon dhe Vizaton detajet tip.
• Përgatit brenda afateve të caktuara vizatimet sipas kërkesave të stafit teknik.
• Asiston në organizimin e proceseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve.
• Garanton përputhshmërinë e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe plotësime të ndryshme sipas rastit.
• Bashkëpunon me drejtuesit e ekipeve për detajet dhe punimet e rifiniturave arkitekturore.
• Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitekturore dhe dorëzimit në kohë të këtyre materialeve.
• Përgatit vizatimet arkitekturore për përfshirjen e tyre në paketat e tenderimit.
• Bashkëpunon dhe shkëmben informacionin mbi punimet arkitekturore të cilat nënkontraktohen me furnizues të mundshëm.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

• Të ketë përfunduar studimet master në Arkitekturë.
• Të ketë përvojë të mëparshme mbi 4 vjet në Projektim dhe Zbatim.
• Njohuri shumë të mira mbi programet 2D dhe 3D, Autocad, Sketchup, etj.
• Të zotërojë në nivel te mirë gjuhën Angleze.
• Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre ose të kontaktojnë në adresën e mëposhtme.

AgiKons Sh.p.k.
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Tiranë, Shqipëri.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Tel: +355 (0) 684016639
E-mail: hr@agikons.com
www.agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Inxhinier Ndërtimi/Supervizim

Shtator 2019 - Inxhinier Ndertim-Supervizim

 

Përshkrim i Përgjithshëm:

Supervizori i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e projekteve duke kontrolluar projektet, kryerjen e inspektimeve të cilësisë, mbikëqyrjen e nënkontraktuesve dhe stafit të zbatimit te projektit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Inspektim ditor i punimeve dhe kontroll i cilësisë së punimeve.
• Kontrolli dhe Çertifikimi mujor i punimeve të kryera nga nënkontraktorët, baza, norma.
• Monitorimin e grafikut të punimeve ndërtimore në përputhje me ndërtimin e objektit.
• Të krijojë dhe të prodhojë një sistem raportimi ditor të kontrolleve të kryera gjatë proçesit të ndërtimit. Ky raport duhet të ketë detajet e nevojshme në mënyrë që të jetë i mundur vlerësimi i progresit të punimeve duke iu referuar grafikut të punimeve. Në këtë raport duhet të përfshihet një përshkrim i shkurtër i aktivitetit të ndërtimeve.
• Monitorimi ditor i proçesit të ndërtimit dhe sigurimi që ndërtimi po kryhet në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike.
• Të krijojë dhe prodhojë një raport teknik (të shoqëruar edhe me foto) të mirë-organizuar të aktivitetit ndërtimor, ky raport do i dërgohet çdo javë Eprorit.
• Të menaxhojë çdo ndryshim të punimeve/porosisë dhe të kërkojë aprovimin tek strukturat përkatëse për këto ndryshime.
• Të menaxhojë dhe t’u përgjigjet në bashkëpunim me Inxhinierin kërkesave për informacion që mund të ketë investitori.
• Të kontrollojë dhe të raportojë për progresin e punimeve.
• Të përcaktojë mënyrën dhe frekuencën e testimeve për punimet dhe materialet ndërtimore.
• Të miratojë punimet e kryera dhe materialet e përdorura gjatë ndërtimit.
• Të kryejë kontrolle të vazhdueshme si dhe një kontroll përfundimtar përpara nisjes së proçedurës për dorëzimin e objektit (baza për aktet e kolaudimit).
• Të siguroje që po zbatohen të gjitha kërkesat ligjore për objektin.
• Të kontrollojë dhe miratojë dokumentet e realizuara gjatë ndërtimit të objektit.
• Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës.

Kriteret dhe Aftësitë:

• Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
• Përvojë pune mbi 5 vjet si Inxhinier Ndërtimi në Supervizim.
• Të zotërojë shumë mirë programin AUTOCAD, si dhe “Paketën Office”.
• Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve.
• Preferohet të zotërojë gjuhën Angleze dhe Italiane.
• Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 15.09.2019 në adresën email: hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com