Një histori suksesi e kompanisë së ndërtimit dhe zhvillimit AGIKONS, e cila e ka fillimin e saj në vitin 2018!

Kompania AGIKONS SH.P.K. u përzgjodh në nivel kombëtar për rikonstruksionin e godinës ekzistuese së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Falë nje pune intensive, dhe të përkushtuar 4 vjeçare, rikonstruksioni i Q.S.U.T i ofron bluzave të bardha ambjentet më komode dhe apartaturat e teknologjisë së fundit për të ushtruar profesionin më human të njerëzimit.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri dhe si institucion shëndetësor akademik është i vetmi i këtij lloji, duke u klasifikuar si e vetmja qendër shëndetësore terciare shqiptare.

Për shkak të përcaktimit të ri të përparësive mjekësore, u kërkua azhornimi i ish-Master Planit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës. Ndërtimi i Spitalit Qendror është vepra më e madhe infrastrukturore në Shëndetësi. Spitali Qendror ka një sipërfaqje ndërtimi 23,290 m2, me kapacitet 345 shtretër ku akomodohen 14 shërbime mjekësore spitalore të specializuara nga kardiologjia, nefrologjia, hematologjia, gastrohepatologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, dermatologjia, rheumatologjia, alergologjia, urgjenca dhe imazheria.Me vizionin për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend, 5 vite më parë nisi zbatimi i masterplanit për QSUT. Pas përfundimit të veprave si Spitali Kirurgjikal “Frederik Shiroka”, Spitalit të ri Pediatrik, Spitalit Infektiv, Depos Farmaceutike QSUT, vijon puna me intensitet për fazën e dytë të rindërtimit të Spitalit Pediatrik, e në vijim do të hapen investime të reja me projektet për rehabilitimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë, Spitalit Psikiatrik dhe atij të Djegje-Plastikës në QSUT.

Qendra Spitalore Universitare funksionon edhe si një bazë mësimore dhe praktike profesionale, e cila ka rëndësi jetike për edukimin dhe formimin gjeneratës së re të mjekëve, që do të shërbejnë në vitet dhe dekadat e ardhshme. Nëntë klasa leksionesh, ambiente ndihmëse, zgjerim të kapaciteteve të bazës praktike i krijojnë mundësinë UMT të vazhdojë me planin e shtimit të kuotave të studimit, dhe vazhdimësinë e hapjes së specializimeve

Më 22 Mars 2023 u inagurua Spitali i ri Qendror në QSUT, një spital krejtësisht i ri i ndërtuar nga themelet për sëmundjet e brendshme, në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e kanë konsideruar këtë investim veprën më madhore në shëndetësi.