AGIKONS sh.p.k është një kompani ndërtimi dhe zhvillimi e pasurive të paluajtshme, që ka një reputacion të fortë për ndërtimin dhe zhvillimin e projekteve luksoze të banimit, komerciale dhe shërbimeve, si dhe ofrimin e shërbimeve të ndërtimit me cilësi të lartë, në kohë dhe me një çmim konkurrues.
Në AGIKONS sh.p.k ne kurrë nuk pushojmë dhe jemi të apasionuar dhe të shtyrë për të vazhduar dhe përmirësuar nivelet e larta të pritshmërive së klientit që kemi arritur gjatë 26 viteve të fundit. Ne zbatojmë dhe promovojmë idenë e punës si partnerë me klientët tanë për të siguruar përmbushjen e qëllimeve të tyre. Angazhimi ynë për inovacion dhe përsosmëri rezulton në projekte të suksesshme, në buxhet dhe me cilësi më të lartë.
Detyrat e praktikantit :
- Kontabilizimi i faturave të blerjeve/shitjeve.
- Rakordimi klient-furnitor.
- Regjistrimi i statement të bankave.
- Kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes në portalin e fiskalizimit.
- Veprime të ndryshme me magazinën.
- Veprimet me punonjësit në sistemin e-filing.
Profili praktikantit :
- Të ketë përfunduar ose të jetë në proçes përfundimi bachelor/master në degët financë, financë-kontabilitet, financë-bankë, administrim biznesi.
Çfarë ofrojmë ne :
- Mundësi për të punuar me një skuadër profesionistësh dhe trajnimi ON-job.
- Mundësi punësimi full time nëse performanca juaj përmbush pritshmëritë tona.
- Mundësia e përfitimit të një përvoje reale pune në një kompani lider në treg.