Description

JEPET ME QIRA APARTAMENT 2+1 NË TOP HILL, TEK REZIDENCA “KODRA E DIELLIT” 1.

Apartamenti ndodhet në godinën Top Hill, e cila shënon majën më të lartë tek Kodra e Diellit 1. Top Hill është një ndërtesë moderne në të cilën mund të shohësh kryeqytetin në 360gradë. Apartamenti është i organizuar nga salloni, kuzhina, dy dhoma gjumi dhe një tualet.  Totalisht i mobiluar me të gjitha elektroshtëpiaket dhe është gati për banim.

Zona në të cilin ndodhet apartamenti ofron të gjitha facilitetet si supermarkete, farmaci, palestër, bare & restorante, shërbim interneti, pagesash ujë & drita, kopësht, shkollë, hapësira të gjelbërta për fëmijët, ekspozitë arti në ajër të pastër, 365 ditë feste dhe akses të shpejtë me pikat kyçe të kryeqytetit.

Rezidenca “Kodra e Diellit” ndodhet në jug të Tiranës dhe është krijuar në bazë të një analize të thellë të cilësive klimaterike, gjeografike, kulturore, ekonomike si edhe mbi bazën e një analize të veçorive të mendësisë shoqërore specifike. Rezidenca ofron një shumëllojshmëri njësish banimi, duke filluar nga apartamente me hyrje individuale, ato panoramike, si edhe vileta e vila. Kjo e bën komunitetin e Rezidencës së ‘’Kodrës së Diellit’’, një nga më të larmishmit në kryeqytet. Zgjidh shtëpinë tënde në Rezidencën ‘’Kodra e Diellit’’, projekti që respekton artin, natyrën dhe njerëzit.

Çfarë e dallon Rezidencën “Kodra e Diellit” nga rezidencat e tjera të ngjashme në Tiranë, është komuniteti i pasur i banorëve dhe i qindra vizitorëve që përshkojnë dyert tona çdo ditë. Edhe pse me famë për banorët e saj që janë pjesë e fushës së artit, në fakt rezidenca strehon banorë shqiptarë dhe të huaj të të gjitha profesioneve dhe konteksteve. Familje të mëdha tradicionale si edhe familje të reja, çifte të rinjsh por edhe të moshuarish, apo edhe studentë dhe profesionistë që banojnë vetëm, gjejnë veten lehtësisht në Rezidencën “Kodra e Diellit” për shkak të shumëllojshmërisë së tipologjive të banesave dhe çmimeve më konkurente në treg.

Për më tepër informacion kontaktoni: 📞 +355 68 407 6883

Features

Features:
  • Administration
  • Cleaning
  • Highway
  • Maintenance
  • Public Transport
  • Security Service