Description

JEPET ME QIRA DUBLEKS TE PIAZZA NE TIRANE QENDER.

Dubleksi ndodhet në qendër të Tiranës, tek Piazza, në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit. Dubleksi ndodhet në katet e sipërme të godinës me sipërfaqe të përgjithshme 198.8 m2, i organizuar në dy kate. Kati i parë i dubleksit është i organizuar në një dhomë ndenjeje, një dhomë gjumi dhe një tualet, ndërsa kati i dytë është i organizuar në një dhomë ndenjeje dhe kuzhinë, dy dhoma gjumi me akses në një verandë të madhe, dhe një tualet. Ajo çfarë ka të veçantë ky dubleks është tarraca e shfrytëzueshme, të cilën ju mund ta arredoni sipas dëshirës suaj për ta përdorur me familjen dhe miqtë tuaj.

Dubleksi është tatolisht i mobiluar me të gjitha orenditë dhe elektroshtëpiaket dhe është gati për banim.

Zona në të cilin ndodhet dubleksi i ofron të gjitha facilitetet për të gjithë familjen, nga më i vogli deri tek më i madhi, si supermarkete, farmaci, palestër, bare & restorante, zyra të ndryshme shërbimesh, kopësht, shkolla, universitete, sheshe, qendra kulturore dhe arti, teatër, bibliotekë, hapësira të gjelbërta për fëmijët, akses i shpejtë me pikat kyçe të kryeqytetit, gjithashtu edhe afërsi me të gjitha institucionet shtetërore.

Distancat nga vendodhja e dubleksit me makinë:

  • Aeroporti Nënë Tereza, Rinas për vetëm 20 min;
  • Durrës për vetëm 40 min;
  • Prishtinë për vetëm 3h;
  • Shkup për vetëm 4h.

Tirana është një qytet interesant me një zhvillim të shpejtë dhe i projektuar posaçërisht për të gjithë njerëzit kuriozë që dëshirojnë të përjetojnë jetën dhe veçantitë e tij. Ajo ofron një “ajër” krejtësisht të ndryshëm nga vendet përreth tij. Tirana mund të konsiderohet si qytet i ngjyrave për shkakun se shumë ndërtesa të saj janë të ngjyrosura me ngjyra të gjalla duke krijuar kështu kontraste interesante.

Për më tepër informacion kontaktoni: 📞 +355 68 407 6883

Features

Features:
  • Administration
  • Cleaning
  • Highway
  • Maintenance
  • Public Transport
  • Security Service