AGIKONS & AMANDA LEVETE: NJË IKONË ARKITEKTURORE PO LIND NË GJIRIN E LALËZIT

Rezidenca Turquoise Marina, në zemër të Gjirit të Lalëzit, po bëhet shtëpia e një prej projekteve më ambicioze dhe ekskluzive që janë realizuar ndonjëherë në vijën bregdetare të detit Adriatik.



Rezidenca Turquoise Marina, në zemër të Gjirit të Lalëzit, po bëhet shtëpia e një prej projekteve më ambicioze dhe ekskluzive që janë realizuar ndonjëherë në vijën bregdetare të detit Adriatik. Mbi këtë vepër arkitekturore po bashkohen dy emra me peshë ndërkombëtare dhe kombëtare për të krijuar hotelin Turquoise Marina by Arka: AGIKONS, lideri i ndërtimit në Shqipëri, dhe Amanda Levete Architects, një nga firmat më të njohura të dizajnit bashkëkohor në Europë. AGIKONS, forca që e realizon vizionin Z. Gentian Sula, themelues dhe drejtues i AGIKONS, ka sjellë një qasje të re në zhvillim, ndërtime që nuk janë thjesht struktura, por përvoja jetese, që ndërtojnë një stil jete të ri për një Shqipëri moderne. Me projektin e hotelit në Turquoise Marina, ai vendos një tjetër gur themeli në zhvillimin e turizmit luksoz dhe banesave elitare në vend.

E njohur për projektet e saj ikonike në Londër, Lisbonë dhe Paris, arkitektja Amanda Levete sjell në Shqipëri një qasje unike ndaj dizajnit, të guximshme, elegante dhe të integruar me peizazhin natyror. Në bashkëpunim me AGIKONS, po projektohet hoteli ‘Turquoise Marina by ARKA’, i cili do të bëhet një simbol i zhvillimit të turizmit ekskluziv në bregdetin shqiptar. Turquoise Marina by Arka

Hoteli Turquoise Marina by Arka është projektuar me 110 dhoma, të dizajnuara për të ofruar privatësi, qetësi dhe pamje të mahnitshme mbi detin Adriatik dhe marinën.

  • Dy pishina infinity me pamje spektakolare;
  • Marinë për jahte dhe mjete lundrimi;
  • Bare dhe restorante në tarracë, me kuzhinë të rafinuar dhe ambiente panoramike;
  • Qendra mirëqenieje me SPA, palestër moderne, salla eventesh dhe ambiente relaksi, që plotësojnë çdo pritshmëri të një klientele ndërkombëtare.
Z. Sula, në këtë projekt, ka sjellë një vizion të qartë: të ndërtojë një hapësirë që është njëkohësisht vendpushim, shtëpi dhe përvojë e nivelit më të lartë, jetesë dhe mikpritje, që synon të bëhet destinacioni më i kërkuar në Shqipëri për turizmin dhe investimet në pasuri të paluajtshme. Dhe në qendër të këtij transformimi qëndron AGIKONS, me përvojën, kapacitetin dhe filozofinë që garanton cilësi afatgjatë dhe realizim me përpikmëri.