JEPET ME QIRA VILË ME PISHINË TEK KODRA E DIELLIT 1
Kodra e Diellit 1, Tirana, AlbaniaBasics
- Category: For rent, Real Estate
- Type: Apartment
- Status: Available, New Building, New Construction
- Bedrooms: 5
- Bathrooms: 6
- Floors: 4
- Floor level: 0
- Area: 413.5 m²
- Lot size: 226 m²
Description
-
Description:
JEPET ME QIRA VILË 3-KATËSHE + PISHINË + PAPAFINGO TEK KODRA E DIELLIT 1
Vila ndodhet tek Rezidenca "Kodra e Diellit" 1, tek Rruga e Jaseminëve dhe ka sipërfaqe të përgjithshme 413.5m², e organizuar në tri kate banim dhe një papafingo. Organizimi i vilës:
*Kati nëntokë është kat teknik;
*Kati i parë është i organizuar me një dhomë gjumi, një tualet dhe një zonë rekreative e cila lejojnë për palestër, SPA, dhomë loje për fëmijët, etj,. Në oborr është pozicionuar pishina dhe shezllonet.
*Në katin e dytë të vilës ndodhet dhe korridori hyrës dhe shpërndarës, ambient i madh ndenjeje dhe ngrënjeje e cila ka akses daljeje në verandë, dhe një tualet.
*Në katin e tretë ndodhen tri dhoma gjumi, nga ku dhoma matrimoniale ka një garderobë dhe një tualet en-suite, dhe dy tualete të tjera.
*Në papafingo është e pozicionuar një dhomë gjumi dhe një tualet.
Vila ka parkim të garantuar. Kjo tipologji është optimale për familjen e zgjeruar, me një ose me shumë fëmijë, apo edhe familje që jetojnë me gjyshërit. Hapësirat e bollshme lejojnë për palestër, SPA, dhomë loje për fëmijët, zyrë, vinotekë, kinema dhe hapësira të tjera rekreative brenda shtëpisë.
Zona në të cilin ndodhet vila i ofron të gjitha facilitetet për të gjithë familjen, nga më i vogli deri tek më i madhi, si supermarkete, farmaci, palestër, bare & restorante, zyra të ndryshme shërbimesh, kopësht, shkolla, sheshe, art, teatër (së shpejti), hapësira të gjelbërta për fëmijët, akses i shpejtë me pikat kyçe të kryeqytetit.
Rezidenca “Kodra e Diellit” është një hapësirë ku rregulli dhe siguria urbane e ndërthurur me estetikën dhe artin, sigurojnë një stil jetese të gjelbër dhe frymëzues. Ato i japin bashkëjetesës në rezidencë një koncept të ri për një jetë të këndshme dhe të shëndetshme.
Detaje të tjera:
▪️ Shërbim Sigurie (24/7 CCTC);
▪️ Administrim/ Pastrim;
▪️ Mirëmbajtje teknike/ elektrike.Për një vizitë në pronë na kontaktoni:
Show all description
+355 68 909 8864
Video
- Video:
Amenities & Features
- Features: