SHITEN VILA TEK REZIDENCA “KODRA E DIELLIT” 2 LINDJE
Kodra e Diellit 2, Tirana, AlbaniaBasics
- Category: For sale, Real Estate
- Type: Apartment
- Status: Available, New Building, New Construction
- Bedrooms: 4
- Bathrooms: 3
- Floors: 3
- Year built: 2024
Description
-
Description:
SHITEN VILA TEK REZIDENCA "KODRA E DIELLIT" 2 LINDJE
Tipikisht, vilat kanë një sipërfaqe fizike 270m²- 425m² sipërfaqe e përgjithshme, dhe përfshijnë dhomën e ndenjes me kuzhinë të hapur apo të mbyllur, katër dhoma, ku një pjesë mund të përdoren për fjetje dhe një pjesë për rekreacion dhe disa tualete. Vilat kanë sipërfaqe të jashtme oborri, por mund të kenë edhe veranda ose taracë në katet e sipërme.
Gjithashtu disa prej vilave do të kenë të zhvilluar opsionin e pishinave.
Vilat në Rezidencën “Kodra e Diellit” 2 Lindje kanë akses individual dhe parkim të garantuar. Ato kanë pishina dhe mund të kenë edhe sauna apo dhoma avulli. Kjo tipologji është optimale për familjen e zgjeruar, me një ose me shumë fëmijë, apo edhe familje që jetojnë me gjyshërit. Hapësirat e bollshme lejojnë për palestër, SPA, dhomë loje për fëmijët, zyrë, vinotekë, kinema dhe hapësira të tjera rekreative brenda shtëpisë.Të gjitha banesat në Rezidencën “Kodra e Diellit” 2 Lindje janë unike.
Zona në të cilin ndodhen vilat ofrojnë të gjitha facilitetet për të gjithë familjen, nga më i vogli deri tek më i madhi, si supermarkete, farmaci, palestër, bare & restorante, zyra të ndryshme shërbimesh, kopësht, shkolla, sheshe, art, teatër (së shpejti), hapësira të gjelbërta për fëmijët, akses i shpejtë me pikat kyçe të kryeqytetit.
Rezidenca “Kodra e Diellit” është një hapësirë ku rregulli dhe siguria urbane e ndërthurur me estetikën dhe artin, sigurojnë një stil jetese të gjelbër dhe frymëzues. Ato i japin bashkëjetesës në rezidencë një koncept të ri për një jetë të këndshme dhe të shëndetshme.
▪️ Projekt i Ri - Kodra e Diellit Lindje (ne zhvillim).
Detaje të tjera:
▪️ Shërbim Sigurie (24/7 CCTC);
▪️ Administrim/ Pastrim;
▪️ Mirëmbajtje teknike/ elektrike.Për një vizitë në pronë na kontaktoni:
Show all description
+355 68 909 8864
Video
- Video:
Amenities & Features
- Features: