Krijuar për përshtatje maksimale.

Shërbimet AGIKONS SH.P.K përfshijnë një gamë të gjerë fushash dhe qëndrojnë në thelbin e qasjes sonë për zgjidhjen e problemeve. Grupi ynë i ekspertëve, teknikët dhe inxhinierët, është gjithmonë i gatshëm në të gjitha projektet tona të ndërtimit për të zgjidhur problem nga më komplekset. Për disa nga klientët tanë, ky fleksibilitet është thelbësor për suksesin e objektit të tyre.

Në të gjithë tregjet kryesore të AGIKONS SH.P.K, projektet më komplekse të klientëve tanë përfshijnë ndryshime të paparashikueshme në kërkesat e sistemeve – ndonjëherë në mes të një projekti. Duke e nisur çdo projekt me konsultimet e një profesionisti, ne jemi në gjendje të ndryshojmë planet tona, t’i rishikojmë dhe të bëjmë zëvendësimet e duhura. Kjo aftësi na mundëson të zbërthejmë sfidat në nivelin e sistemeve përpara se klientët të kufizohen nga një dizajn i përfunduar. Rezultatet: krijimtari më e madhe, efikasitet më i lartë, dhe për këtë arsye aftësia për të ofruar zgjidhje vërtet të personalizuara.

Shërbimet tona inxhinierike përfshijnë:

  • Process & Packaging Systems Engineering.
  • Inxhinieri Civile/ Ndërtimi
  • Inxhinieri Mekanike/ Elektrike.

Ekipi teknik përfshin një numër profesionistësh të aftë dhe me përvojë, dhe ne sigurohemi që ata të mbështeten përmes teknologjisë. Kjo është mënyra se si ekipi është i azhurnuar me zgjidhjet e reja teknologjike në industri, dhe ne inkurajojmë avancimin përmes trajnimeve dhe konferencave.

Projekte inxhinjerike