Shkolla “Andrea Stefani” do të funksionojë si një kopsht, parashkollor dhe shkollë fillore. Shkolla do të ketë kopshte, një atrium, parkim, një palestër me standarde të larta, laboratorë dhe klasa të bollshme. Projekti do të realizohet në 4 seksione. Fasada do të ketë izolim termik dhe do të mbulohet me terrakotë me pllaka qeramike. Dritaret do të jenë me xham të dyfishtë dhe termikë. Do të ketë gjithashtu një sistem të ngrohjes qendrore. Projekti është llogaritur me dy hyrje kryesore, me oborre të ndara nga njëra-tjetra shoqëruar me parkim të përbashkët.

“Andrea Stefani” është një shkollë e hartuar nga arkitekti italian Stefano Boeri.

Detajet e Projektit:

Sipërfaqja: 7898.5m2

Status: Në proces

Location: Rruga “Vangjel Noti”, Tiranë