Një mozaik është një model ose imazh i bërë nga pjesë të vogla të rregullta ose të parregullta prej guri me ngjyrë, qelqi ose qeramike, të fiksuara me suva/ llaç që mbulon një sipërfaqe. Puna jonë e mozaikut mund të zbatohet jo vetëm në një pikturë murale, por edhe në vepra arti, forma industriale dhe ndërtimore, etj.

Përveç estetikës, riciklimi është një nga qasjet tona kryesore për të shtuar diçka të rrallë dhe të qëndrueshme në projektet tona. Ne kemi arritur të rikuperojmë material të konsiderueshëm nga procesi i ndërtimit për t’u përdorur më pas për veprat artistike. Materialet variojnë nga pllakat e tualeteve deri tek strukturat prej çeliku, druri dhe plastikë. Ekipi ynë përfshin jo vetëm arkitektë dhe inxhinierë, por edhe skulptorë dhe piktorë që i kthejnë ato në pjesë arti të paçmueshme.

Titulli: Sheshi i Diellit
Shatërvan me copëza mozaiku, në formë globi, forma organike e të cilit është inspiruar nga natyra!
Teknika: Mozaik
Author: Genci Shkodrani

Titulli: Pema me Gjethe
Teknika: Mozaik
Autor: Dorian Deliallisi
Mozaik: Genci Shkodrani

Titulli: Dallgët e detit
Teknika: Mozaik
Autor: Genci Shkodrani

Butrinti Hammam, Dizajn i Brendshëm
Teknika: Dyer druri, Mozaik, Veshje Guri, Qeramik, Mur me Qeramik, Vitrazh
Autor: Genci Shkodrani