POZICIONET VAKANTE
Qëllimi i Pozicionit :
Drejtori i Burimeve Njerëzore kryen zhvillimin e politikave të shoqërisë në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore. Ai drejton dhe menaxhon personelin e departamentit duke u kujdesur për listëprezencat, azhornimin e bazës së të dhënave, rekrutimin/ selektimin/ trajnimin e punonjësve dhe vlerësimin e performancës së tyre.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Harton, zhvillon dhe përmirëson në mënyrë të vazhdueshme politikat e shoqërisë në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore për të garantuar sukses në proceset e rekrutimit, motivimit dhe shpërblimit të performancës;
- Zbaton Manualin e procedurave te burimeve njerëzore dhe rregulloret e shoqërisë;
- Rekruton staf, nepermjet nxjerrjes së njoftimeve online/print për vende vakante të shoqërisë, ose të tjera nevoja të saj. Identifikon dhe gjen të gjitha mënyrat dhe burimet nga të cilat mund të rekrutojë staf cilësor;
- Kryen intervista, me ndihmën e specialistëve përkatës, sipas llojit të pozicionit të punës dhe selekton më të mirët për t’u punësuar pranë shoqërisë;
- Kryen te gjitha proçedurat e duhura për punësimin korrekt të stafit të ri;
- Menaxhon proçesin e prezantimit dhe përshtatjes së punonjësve të rinj në ambjentin e punës në shoqëri;
- Ndjek proçedurën e punësimit/transferimit/largimit të punonjësve, bazuar në Kodin e Punës dhe rregullores së shoqërisë;
- Administron bazën e të dhënave të punonjësve fizikisht dhe elektronikisht sipas sistemit;
- Zhvillon dhe monitoron buxhetin e shërbimeve të ofruara nga departamenti i burimeve njerëzore;
- Mbron interesat e punonjësve dhe të shoqërisë në përputhje me politikat e burimeve njerëzore dhe ligjeve në fuqi;
- Merret me kualifikimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve. Dikton nevojat e personelit për t’u trajnuar, kualifikuar dhe zhvilluar profesionalisht, në të mirë të pozicionit të tyre të punës;
- Përpilon “Programin e Kualifikimit Personal” për secilin nga punonjësit e shoqërisë. Identifikon kurset profesionale lidhur me pozicionet e punës dhe siguron pjesëmarrjen e tyre, bazuar në buxhetin e përfituar;
- Udhëheq zbatimin e sistemit të vlerësimit të performancës sipas afateve dhe procedurave të shoqërisë, të bazuar në objektiva dhe treguesit individual;
- Administron procesin e listprezencave ditore dhe mujore të personelit të shoqërisë, duke i shoqëruar me sqarimet përkatëse të nevojshme për procesin e pagave;
- Merr kërkesat për deklarimet/ç’deklarimet e punonjësve dhe i delegon në Dep. e Financës që të deklarohen në sistemin e tatimeve të shoqërisë;
- Kryen deklarimet 3-mujore të punonjësve të shoqërisë, pranë Zyrës së Punës Qëndrore dhe Inspektoriatin e lartë Shtetëror;
- Mirëmban dhe përditëson dosjet e inspektoriatit të punës, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi;
- Administron procesin e dietave, databazën e benifiteve dhe honorareve të punonjësve;
- Përpilon kërkesa, vendime, për staf dhe ndryshime të procedurave sa herë që lind nevoja ose kërkohet;
- Menaxhon fleksibilitetin në punë për gratë shtatzëna dhe për punonjësit me kushtëzime shëndetësore;
- Kryen kontrolle të shpeshta punonjësve të shoqërisë, për të diktuar praninë dhe efiçencën e tyre në punë;
- Organizon punën në raste panaire, konferenca apo pjesmarrje të tjera për qëllime të rekrutimit të stafit;
- Zbaton çdo detyrë tjetër të kërkuar nga Drejtori Ekzekutiv ne fushen e menaxhimit te burimeve njerezore.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, në Shkencat Sociale dhe Shoqërore, Ekonomisë etj;
- Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune në pozicione të njëjta ose te ngjashme;
- Të njohë mire gjuhën Angleze, përbën avantazh njohja e një gjuhe tjetër;
- Të zotërojë mirë ‘’Paketën Office’’;
- Të ketë njohuri shumë të mira të ‘’Kodit të Punës’’;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar;
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe të punuarit në grup;
- Të ruajë konfidencialitetin në lidhje me informacione te kompanisë;
- Të ketë vetë-veprim dhe vetë-organizim të lartë dhe aftësi për të punuar me performancë të lartë pa mbikqyrje të ngushtë.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare te email-it hr@agikons.com duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
Për çdo informoacion të mëtejshëm mund të kontaktojnë nëpërmjet nr tonë të kontaktit: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë
Qëllimi i Pozicionit
Specialist/e i Kujdesit ndaj Klientit është struktura e cila ndjek procesin e shitjes nga momenti i firmosjes së kontratës deri në dorëzimin e pronës. Ofrimi i shërbimit cilësor nga kjo strukturë është i rëndësishëm si për mbajtjen e klientëve egzistues ashtu edhe për gjenerimin e klientëve te rinj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Menaxhon marrëdhënien e klientit me kompaninë nga momenti i firmosjes së kontratës deri në dorëzimin fizik të pronës së blerë.
- Merr në dorëzim dhe menaxhon portofolin e klientëve sipas projekteve.
- Menaxhon procesin e kërkesave të klientit për ndryshime në pronën e blerë, duke plotësuar formatet respektive, dorëzimin në departamente të caktuara, si dhe njoftimin e klientit sipas vendimeve të marra në afatin e përcaktuar në proçedurë.
- Informon klientët për fazën e punimeve në objekt me qëllim dërgimin e projekteve nga klientët brenda afateve të përcaktuara sipas fazës së punimeve.
- Koordinohet me strukturat e tjera të kompanisë si Inxhinierët zbatues dhe Arkitektë si edhe Master-in e Projektit në lidhje me informacione të ndryshme që kërkojnë klientët në lidhje me ecurinë e punimeve të projekteve.
- Ndjek marrëdhëniet financiare të klientit me kompaninë, të cilat kushtëzojnë dhe përcaktojnë zbatimin e kërkesave të miratura për ndryshime për objektin e klientit.
- Supervizon punimet në projektet përkatëse kur është e nevojshme.
- Të mbajë dhe të raportojë në mënyrë korrekte tek eprori sipas formatit të përcaktuar gjithë aktivitetin sipas proçedurës në fuqi.
- Koordinimi ndërmjet kompanisë dhe blerësit për çështje që lindin pas nënshkrimit të kontratës duke ndjekur me përpikmëri proçedurat e kompanisë dhe plotësimin në kohë të kërkesave.
- Ndjek ankesa dhe problematika të klienteve deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre për një shërbim cilësor ndaj klientit dhe rritjen e kënaqësisë së klientit.
- Ndjek me Departamentin ligjor dhe financën proçesin e finalizmit të kontratës së shitjes kur del çertifikata e pronësisë.
- Ndjek klientët të cilët janë në vonesë me pagesën e kësteve.
- Raporton në baza ditore tek Drejtori i Departamentit.
Kualifikimet dhe Kërkesa
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet dega Inxhineri.
- Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
- Të njohë shumë mirë një gjuhë të huaj, preferohet anglisht.
- Të njohë shumë mirë programet baze Office (avantazh njohja e programeve profesionale).
- Të jetë i/e besueshëm.
- Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
- Të ketë aftësi menaxhuese e vendimarrëse.
Shënime
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare të E-mailit: hr@agikons.com, duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
Për çdo informoacion të mëtejshëm mund të kontaktojnë nëpërmjet nr tonë të kontaktit: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
*Agikons ofron një paketë të kënaqshme benefitesh.
Qëllimi i Pozicionit
Menaxher/e Shitjeje është një profesionist i cili ndjek transaksionet e pasurive të paluajtshme, duke bashkuar blerësit e interesuar për të blerë prona të ndërtuara nga kompania Agikons dhe duke vepruar si Përfaqësues i Kompanise në negociata.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Siguron informacionin e nevojshëm nga terreni për të përcaktuar planin mujor të shitjeve të projekteve të kompanisë.
- Identifikon mundësitë e zhvillimit të biznesit, duke përcaktuar kërkesat e klientëve, masën e tregut, lëvizjet e konkurentëve, parashikimin e lëvizjeve konsumatore, specifikimet e produktit.
- Përgatit dhe implementon planet e shitjeve për të arritur kuotat e zhvillimit të biznesit, si janë të përcaktuar nga kompania për projektet që mbulon.
- Kontribon me informacion në lidhje me politikat e çmimit dhe oferta të ndryshme për produktet e projekteve në ngarkim.
- Eshtë përgjegjës për organizimin dhe manaxhimin e proçesit të shitjes dhe ndjekjen e proçesit me departamentet e tjera kur është e nevojshme.
- Eshte përgjegjës për identifikimin e klientëve potenciale dhe prezantimin e produkteve të projekteve në ngarkim.
- Krijon oferta të personalizuara me klientët duke përshtatur nevojat e klientëve me llojin e produktit që kompania ofron.
- Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme të financimit.
- Harton kontratat respektive, dhe ndjek proçesin e shitjes sipas proçedurave të përcaktuara.
- Ndihmon dhe bashkëpunon me kolegët e Marketingut për implementimin e aktiviteteve të marketingut që lidhen me promovimin e produkteve të projekteve që mbulon apo klientëve të targetuar.
- Sugjeron dhe ofron rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve në ngarkim kundrejt audiencës së interesuar.
- Njeh në detaje një projekt të caktuar nga eprorët e tij dhe në varësi të njohurive merr edhe titullin Master Projekti.
- Raporton me baza ditore tek eprori sipas proçedurës në fuqi.
Kualifikimet dhe Kërkesa
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë bachelor, preferohen degët e Fakultetit Ekonomik.
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
- Të njohë shumë mirë anglishten.
- Të njohë shumë mirë programet bazë MO.
- Të ketë eksperiencë në realizimin e strategjive marketing dhe publicitar.
- Të jetë i/e besueshëm.
- Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
- Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimarrëse.
Shënime
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare të E-mailit: hr@agikons.com, duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
Për çdo informoacion të mëtejshëm mund të kontaktojnë nëpërmjet nr tonë të kontaktit: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
*Agikons ofron një paketë të kënaqshme benefitesh.
Qellimi i Pozicionit
Projekton, dizenjon dhe mbikëqyr projektet e jashtme dhe të brendshme arkitektonike duke ofuar zgjidhje praktike dhe estetike.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Arkitekti duhet të hartojë projekte të ndryshme dhe të bëjë integrimin e projektit arkitektonik me projektet konstruktiv, hidrosanitar dhe elektrik.
- Duhet të plotësojë projektin me detaje, rifinitura, plotësime të ndryshme sipas rastit, dhe do të ndjekë zbatimin duke supervizionuar dhe kujdesur per zbatimin korrekt të projekteve dhe preventivave.
- Të asistojë në paraqitjen grafike të projekteve.
- Detyra te tjera siç nevojiten/kërkohen.
Edukimi
Diplomë në Arkitekturë
Eksperienca
Të preferueshme eksperienca mbi 4 vite.
Njohuritë dhe Aftësitë
- Njohuri shumë të mira programin AutoCad dhe ndonje nga programet e renderimit.
- Aftesi te shkelqyera komunikuese.
- Aftesi për të punuar me rendiment të lartë.
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
- Njohuri të mira në gjuhën angleze.
Shënime
Të gjithë personat e interesuar të kontaktojnë në numrin e telefonit 068 40 52 085
email: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selite, mbi Kopshtin Botanik.
Qëllimi i Pozicionit
Menaxher i Shitjes është përgjegjës për arritjen e objektivave të shitjes, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave dhe bashkëpunon me strukturat e tjera për realizimin e shitjeve.
Detyrat dhe Përgjegjësite kryesore:
- Realizon objektivat e zhvillimit te biznesit per projektet qe mbulon duke kontribuar ne informacionet dhe rekomandimet ne planet strategjike te kompanise.
- Identifikon mundesite e zhvillimit te biznesit, duke percaktuar kerkesat e klienteve, masen e tregut, levizjet e konkurenteve, parashikimin e levizjeve konsumatore, specifikimet e produktit.
- Pergatit dhe implementon planet e shitjeve per te arritur kuotat e zhvillimit te biznesit, si jane te percaktuar nga kompania per projektet qe mbulon.
- Rekomandon politikat e cmimit dhe oferta te ndryshme per produktet e projekteve ne ngarkim.
- Eshte pergjegjes per organizimin dhe manaxhimin e procesit te shitjes dhe ndjekjen e procesit me departamentet e tjera kur eshte e nevojshme.
- Eshte pergjegjes per identifikimin e klienteve potenciale dhe prezantimin e produkteve te projekteve ne ngarkim.
- Krijon oferta te personalizuara me klientet duke pershtatur nevojat e klienteve me llojin e produktit qe kompania ofron.
- Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme te financimit.
- Harton kontratat respektive, dhe ndjek procesin e shitjes sipas procedurave te percaktuara.
- Miremban marredhenie te shendetshme me palet e treta, si zyrat e agjensive immobiliare, kur i kerkohet.
- Ndihmon dhe siguron implementimin e aktiviteteve te marketingut qe lidhen me provominim e produkteve te projekteve qe mbulon apo klienteve te targetuar
- Ndihmon dhe siguron ne realizimin e imazhit marketing sipas formave te percaktuara te projekteve ne ngarkim.
- Sygjeron dhe ofron rekomandime per planet e promovimit te kompanise dhe produkteve te projekteve ne ngarkim kundrejt audiences se interesuar.
- Raporton me baza ditore tek eprori sipes Procedures ne fuqi.
Master Projekti:
- Zotëron informacionin e detajuar të një projekti të caktuar të kompanisë;
- Organizon trajnime me Menaxherët e Shitjes, Kujdesin ndaj klientit për prezantimin e produktit.
- Suporton Menaxherët, Agjentët e Shitjes me informacionin e kërkuar rreth atij projekti.
- Mban marrëdhenie me Strukturën e Projektuesve (Arkitektë dhe Inxhinierë) në mënyrë që të njihet në kohë me çdo ndryshim për sa i perket projektit që është Master.
- Informon në kohë kolegët e Shitjes në lidhje me ndryshimet që mund të ketë Projekti që është Master.
- Ndjek ecurine e punimeve dhe informon në kohë Menaxherët e Shitjes.
- Mirëmban dhe përditeson folderin përkatës të Projektit (planimetri, çmime, stokun e produkteve).
- Së bashku me Drejtorin e Departamentit propozon në kohë ndryshimin e çmimit të shitjes së pronave të projektit të tij shoqëruar me argumentët përkatëse.
- Raporton tek Drejtori i Departamentit çdo ditë rreth ecurisë së punës, ndryshimet në projekt si edhe propozime të ndryshme.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Të ketë përfunduar Arsimin e lartë;
- Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune në fusha të ngjashme;
- Të njohë shume mirë një gjuhe të huaj, preferohet anglisht;
- Të njohë shumë mirë Paketën Office dhe ndonjë program tjetër;
- Të ketë aftësi të mira të punuarit në grup;
- Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse;
- Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera;
- Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.
Shënime
Të gjithë personat e interesuar të kontaktojnë në numrin e telefonit 068 40 52 085
email: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selite, mbi Kopshtin Botanik.
AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar ti bashkohen kompanisë sonë në pozicionin: Administrator per Rezidenca Civile “Marea Resort”
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Projekton, dizenjon dhe mbikëqyr projektet e jashtme dhe të brendshme arkitektonike duke ofuar zgjidhje praktike dhe estetike.
- Të menaxhojë e zgjidhë probleme të ndryshme gjatë punës, si ato të marredhenieve mes klienteve ashtu dhe ato të mirëmbajtjes dhe të raportojë për çdo zgjidhje të dhënë.
- Të ketë njohuri dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve elektrike dhe hidraulike si dhe çdo aspekt tjetër që ka lidhje me mbarëvajtjen e mirëmbajtjes.
- Të kryejë faturimin e shërbimeve të administrimit me korrektësi dhe përgjegjësi maksimale.
- Të ketë aftësi të përgatisë raporte mbi problematikat dhe ta paraqesë atë te eprori në çdo kohë.
- Të disiplinojë përdorimin e ambjenteve dhe sendeve të përbashkëta dhe cilësinë e shërbimeve në interesin e përbashkët, në mënyrë që të sigurohet përdorimi sa më i mirë i tyre.
Profili i Kanditatit:
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm. Përbën avantazh Arsimi i Lartë.
- Të ketë kryer trajnimin mbi administrimin e ambjenteve të përbashkëta.
- Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë të ngjashme
- Të njohë zonën të cilën do të administrojë
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe punë në grup.
- Të jetë i aftë të manaxhojë disa proçese në të njëjtën kohë dhe të përmbush afatet e vendosura
Duke investuar në burimet e saj njerëzore, Shoqëria ofron potencial për zvillim profesional dhe personal, karierë në fusha të ndryshme, tërheqjen e talenteve të reja dhe një mjedis bashkëkohor pune.
Shënime:
Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat e lartëpërmëndura, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën tonë të emailit: hr@agikons.com.
Kontakt: 068 40 52 085.
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Selitë, Tiranë.
Qëllimi i pozicionit
Inxhinieri Supervizimit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor të objekteve deri në dorëzimin përfundimtar të tyre.
Detyrat dhe Përgjegjësite kryesore
- Harton dokumentacionin e fillimit dhe përfundimit të objekteve sipas proçedurave dhe në përputhje me afatet kohore.
- Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor për secilin objekt, duke përfshirë që nga dokumentacioni ditor deri në finalizimin me libreza dhe situacione të volumeve të kryera.
- Kontrollon Inxhinierët e Zbatimit që të realizojnë pasqyrimin e punimeve konform legjislacionit dhe kontratave të nënshkruara.
- Sigurohet që situacionet të ndjekin proçedurën e miratimit tek autoriteti përkatëse.
- Përfaqëson kompaninë në Institucionet përkatëse për dorëzimin dhe plotësimin e dokumentacionit teknik dhe ligjor.
- Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.
- Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës apo ngarkuar nga Punëdhënësi.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Përvojë pune mbi 5 vjet në profesion.
- Preferohen kandidatë me eksperiencë të ngjashme në këtë sektor.
- Të zotërojë mirë ”Paketën Office” dhe ”Autocad”.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Të ketë njohuri të mira të legjislacionit në fushën e ndërtimit.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
Shënime
Të gjithë personat e interesuar të kontaktojnë në numrin e telefonit 068 40 52 085
email: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selite, mbi Kopshtin Botanik.
Përshkrimi i kompanisë
AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar ti bashkohen kompanisë sonë në pozicionin: Inxinier Elektrik me License ne Projektim.
Kualifikimet
- Edukim i lartë në Degën e Inxhinierise Elektrike.
- Minimumi 2 vjet eksperiencë pune si Inxhinier Elektrik në projektim.
- Të ketë njohuri të Programe profesionale inxhinierike, AutoCAD, Microsoft office.
Detyrat
- Harton projekte elektrike në funksion të kërkesave dhe nevojave specifike të kompanisë;
- Shqyrton projektet elektrike ekzistuese për t’u siguruar nëse janë projektuar sipas kërkesës, parametrave dhe rregullave;
- Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
- Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
- Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
- Planifikon, organizon dhe supervizon punën e ekipit elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
- Harton dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve elektrike.
Shënime
Të gjithë personat e interesuar të kontaktojnë në numrin e telefonit 068 40 52 085
email: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, mbi Kopshtin Botanik.
ose dërgoni email në hr@agikons.com
Stafi ynë
Në Agikons, ne e pranojmë që punonjësit tanë janë çelësi i suksesit tonë dhe asgjë nuk mund të arrihet pa angazhimin e tyre. Politikat tona të punësimit janë në përputhje me ligjet dhe praktikat e tregut.
Menaxherët tanë kanë përgjegjësinë kryesore për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një ambienti ku punonjësit kanë përkushtim maksimal ndaj punës dhe detyrave të tyre dhe japin më të mirën e tyre për të siguruar suksesin e kompanisë sonë. Ata kujdesen dhe zhvillojnë udhëheqësit e së nesërmes.
Motoja jonë: TALENTET e të sotshmes NDËRTOJNË të nesërmen
AGIKONS SH.P.K është një ndër kompanitë kryesore që tërheq profesionistë të sapodiplomuar në fusha të tilla si financa, inxhinieria, arkitektura dhe drejtësia dhe u siguron atyre mundësinë për të përmirësuar si në profilin e tyre profesional ashtu edhe personal. Vëzhgoni hapësirën tonë në LinkedIn për vendet e lira të punës.
Suksesi afatgjatë i kompanisë lidhet me kapacitetin e saj për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar punonjës të aftë për të siguruar rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Politika e AGIKONS SH.P.K është që të punësojë punonjës me aftësi individuale dhe aftësi profesionale që u mundësojnë atyre të zhvillojnë një marrëdhënie afatgjatë me Kompaninë. Ne besojmë se është thelbësore të ndërtojmë një marrëdhënie të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë me të gjithë punonjësit tanë. Prandaj, vëmendje e veçantë i kushtohet për të siguruar një përputhje të fortë midis vlerave të një kandidati dhe kulturës së kompanisë.