Parku “Rinia” është parku publik qendror i kryeqytetit të Tiranës, në Shqipëri.

Falë rehabilitimit, sot Parku “Rinia” ka një transformim të ri.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me kompaninë AGIKONS SH.P.K. ka përfunduar projektin për transformimin e Parkut “Rinia”, me hapësira të dedikuara për fëmijë dhe të rritur.

Sot, Parku “Rinia” është një park modern, me hapësira të gjelbërta dhe trotuare. Ka hapësira të dedikuara për aktivitete fizike, përfshirë këtu edhe fëmijët.