Description

SHITET VILË E BASHKALIDHUR NË FLOWERS HILL, LUNDËR

Flowers Hill ofron një mundësi unike jetese duke propozuar një hapësirë të kuruar në qetësinë e gjelbërimit të kryqëzuar me luksin.
Tipi A është i grupuar në dy-tri-katër vila të bashkalidhura me njëra- tjetrën. Këto vila janë të projektuara për të ofruar komoditetin që i duhet çdo familjeje, me një sërë hapësirash për përdorime të ndryshme (dhoma gjumi, sallon, dhomë lojrash, kinema në shtëpi, zyrë, etj). Me një oborr dhe pishinë të jashtme, garanton një hapësirë relaksuese dhe të këndshme.
Vila ofron parkim per dy makina, dhe të gjitha kushtet e nevojshme për një jetesë komode si banim dhe rekreacion, lavanteri, garderobë etj, në katin 0. Disa prej vilave të kësaj tipologjia e kanë parkimin në nëntokë, përkatësisht të pozicionuar në objektin 1 & 2 të rezidencës Flowers Hill.

Vilat e Bashkalidhura e Tipit A në REZIDENCËN FLOWERSHILL kanë një sipërfaqe rreth 272m2 – 280m2, të organizuara në 3+1, në tri kate. Vilat kanë sipërfaqe të jashtme parcele nga 165m2 – 387m2.

Për më tepër informacion dhe një vizitë në pronë kontaktoni me rezidencën Flowers Hill!

📞 +355 68 407 6883

 

Features

Features:
  • Administration
  • Cleaning
  • Highway
  • Maintenance
  • Public Transport
  • Security Service